BOTA

“Lufta e Tretë Botërore nis nga Londra”, deklarata e aleatit të Putin

Një nga aleatët e presidentit Vladimir Putin deklaroi se nëse do të niste Lufta e Tretë Botërore, kryeqyteti i parë që do të sulmohej nga Rusia do të jetë Londra.

Gjatë një interviste në televizioni shtetëror, gjenerali rezervist, Andrey Gurulyov u shpreh se në rast për përhapjes së konfliktit përtej Ukrainën, Rusia nuk do të synojë të sulmojë Varshavën, Parisin apo Berlinin, por kryeqytetin britanik.

Kjo sipas tij do të vijë pasi nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të parandaluar që Perëndimi të bllokonte enklavën ruse të Kaliningradit, përveçse pushtimin rus të vendeve baltike të NATO-s.

“Ne do të shkatërrojmë të gjithë grupin e satelitëve të armikut gjatë operacionit të parë ajror. Askujt nuk do t’i interesojë nëse janë amerikanë apo britanikë, ne do t’i shohim të gjithë si NATO. Së dyti, do të shkatërrojmë të gjithë sistemin e mbrojtjes kundër raketave, kudo dhe 100 për qind. Së treti, sigurisht që nuk do të fillojmë nga Varshava, Parisi apo Berlini. E para që do të goditet do të jetë Londra”, u shpreh Gurulyov.

Gjenerali hodhi poshtë planet e mbështetura nga ekspertë të tjerë rusë për një korridor përmes Lituanisë, për të furnizuar enklavën e Kaliningradit në Deti Baltik. Ai e sheh një strategji të tillë si një kurth perëndimor, sepse ushtria e Putinit do të rrethohej nga dy anët nga trupat e NATO-s.

“Është dëshira e partnerëve tanë perëndimorë që ne të pastrojmë Korridorin Suvalkovsky nga Bjellorusia përmes Lituanisë për të furnizuar Kaliningradin. Nëse shikoni hartën, do të ishte një gabim i madh nga ana jonë të bënim korridorin vetëm për të përfunduar me trupat e NATO-s djathtas dhe majtas”, shtoi Gurulyov.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

11 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

21 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago