Përgjigja izraelite ndaj sulmit iranian pritet “në fillim të javës së ardhshme”. Kështu raporton shtypi izraelit, duke cituar burime të ushtrisë izraelite (IDF).
Sipas të njëjtave burime sulmi pritet të jetë “serioz dhe domethënës”.
Nga ana tjetër Hezbollahu pretendon se ka goditur një bazë ajrore izraelite pranë Haifës me një breshëri raketash.
Baza e goditur me raketa Fadi-1, thonë militantët shiitë, është Ramat David, rreth 45 kilometra (30 milje) nga kufiri libanez.
Në një deklaratë, grupi i mbështetur nga Irani tha gjithashtu se kishte goditur një tank izraelit në Libanin jugor, pranë kufirit, me një raketë.
Ndërkohë në një analizë të publikuar nga Ministrisë së Shëndetësisë, 41.825 njerëz janë vrarë dhe 96.910 janë plagosur në Gaza në pothuajse një vit nga lufta midis Izraelit dhe milicëve palestinezë.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…