KRYESORE

Lufta në Ukrainë/ Fillojnë negociatat SHBA-Rusi: Përshpejtojmë pa Europën në tryezë

Europa nuk do të jetë pjesë e tryezës së negociatave që do të nisin në ditët në vazhdim në Riad, Arabinë Saudite. Donald Trump po ecën përpara në mënyrë të shpejtë dhe pa europianët për të mbyllur konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës. Pas orëve me mesazhe kontradiktore dhe teknikave të ndryshme, pozita zyrtare e Shteteve të Bashkuara u formësua në Mynih nga i dërguari i Trump në Ukrainë.

Kur u pyet nëse Europa do të ishte pjesëmarrëse në bisedimet me Rusinë, ish-gjenerali Keith Kellogg, tha: “Unë i përkas shkollës së realizmit dhe kjo nuk do të ndodhë.” Ai shtoi: “Kjo mund të jetë si gishti mbi tablonë e zezë: mund të irritojë dikë, por jam shumë i sinqertë. Po iu them miqve të mi europianë: hyni në debat, duke mos u ankuar për faktin se mund të jeni, ose jo, në tryezë, por duke propozuar ide dhe rritur shpenzimet ushtarake.”

Pak orë më vonë, erdhi konfirmimi i përshpejtimit të Washingtonit. Sipas Politico, negociatat do të fillojnë së shpejti në Arabinë Saudite dhe do të përfshijnë sekretarin amerikan të Shtetit Marco Rubio, këshilltarin e sigurisë kombëtare Michael Waltz dhe të dërguarin për Lindjen e Mesme Steve Witkoff. Nuk priten përfaqësues të fuqive europiane. Disa e interpretojnë mesazhin e gjeneralit si pjesë të strategjisë së Trump, për të rritur presionin ndaj Europës dhe për t’i detyruar ata të pranojnë kushte të rrepta vetëm për të mos humbur vendin në tryezën e negociatave.

Për Financial Times, Shtetet e Bashkuara kërkuan nga qeveritë e BE-së propozime të detajuara për armë, trupa paqeruajtëse dhe marrëveshje sigurie për Ukrainën si pjesë të garancive për të përfunduar luftën. Kërkesa u dërgua nga Departamenti i Shtetit në kryeqytetet europiane. “Ky dokument është mënyra se si ne sigurohemi që të jemi të përfshirë,” tha një zyrtar europian për gazetën. Sipas Kellogg, problemi është se “Trump nuk dëshiron të përsërisë gabimet e formatit të Minskut”, ku negociatat e para 10 viteve për Ukrainën patën shumë pjesëmarrës dhe nuk çuan në një marrëveshje të respektuar.

Aktualisht, Shtetet e Bashkuara kanë urgjencë, por nuk kanë një plan të qartë. “Administrata është vetëm 25 ditë në detyrë,” shpjegoi Kellogg. Ai shtoi se negociatat do të zhvillohen në dy binarë: ai do të mbajë kontaktet me Europën dhe Kievin, ndërsa Witkoff do të vazhdojë negociatat me Rusinë. “Po e bëjmë këtë për të përshpejtuar,” përfundoi ai.

Marco Rubio, i cili kishte folur për marrëveshjet ekonomike midis SHBA-së dhe Ukrainës, duke anashkaluar temën e Europës, siguroi aleatët në G7 për qëllimin e SHBA-së për të siguruar “pavarësinë dhe stabilitetin e Ukrainës”, por më pas veproi në mënyrë të pavarur: ai kërkoi dhe mori mundësinë për të biseduar me ministrin e Jashtëm rus Sergey Lavrov. Gjatë bisedës, ata shprehën “gatishmërinë për të punuar së bashku për të rivendosur një dialog të ndërsjellë të respektueshëm në përputhje me tonin e vendosur nga Putin dhe Trump për Ukrainën dhe Lindjen e Mesme.”

Në këtë dybinar diplomatik, Europa ndodhet në pozitat më të prekshme. Koha e konsensusit të Joe Biden ka përfunduar. Ndërsa Rubio do të takojë delegacionin rus, Kellogg do të nisë një tur për kryeqytetet europiane, duke filluar nga Brukseli. Qeveritë kanë pak kohë për të bindur Trump që t’i përfshijë. Nëse, Donald Trump do ta dëshirojë këtë./La Repubblica


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

4 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

8 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

10 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

1 ditë ago