POLITIKE

“Lufta” Vuçiq-Daçiq – Radojçiq jep urdhrin se kush të votohet nesër në Kosovë?

Nesër (e diel) pritet të mbahen zgjedhjet në Serbi. Të njëjtat do të zhvillohen edhe në disa komuna të Kosovës, me shumicë serbe, të cilat do të ndërmjetësohen nga OSBE-ja.

Ndonëse janë në koalicion aktual qeverisës, një luftë e heshtur është duke u zhvilluar mes presidentit dhe kryetarit të partisë SNS, Aleksandër Vuçiq dhe liderit të SPS-së, Ivica Daçiq.

Indeksonline mëson se është dhënë urdhri nga lartë, konkretisht Milan Radojçiq, që Lista Srpska të bindë votuesit serbë (rreth 40 mijë), në Kosovë, të votojnë për partinë e Vuçiqit.

“Radojçiq ka dhënë urdhër bashkëpunëtorëve të tij të “Srpska”-s që të bëjnë  gjithçka që është e mundur që SNS të fiton mbi 95% të votave të serbëve të Kosovës.

Ne Rajonin e Gjilanit zyrtarë të SL, në krye me L.K. (emër i njohur për redaksinë), që janë edhe zyrtarë të SNS, kanë marrë urdhër të identifikojnë votuesit serbë të partisë së Ivica Daçiqit.

Të identifikohen votuesit e SPS dhe te binden pa marr parasysh formave qe te votojnë për SNS. Pra, është metoda e njëjtë sikurse Lista Serbe kishe vepruar me paritë politike serbe të Kosovës”, ka thënë ky burim.

Ndryshe, sondazhet në Serbi kanë treguar se s’ka fije dyshimi se kush do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Serbi, të cilat mbahen ditën e diel, me 21 qershor. Partia Përparimtare Serbe do të fitojë shumicën absolute me rreth 60-62% të votave.

Vlen të theksohet se Kuvendi i Serbisë ka 250 deputetë, shumicën e këtyre mandateve do t’i fitojë partia e Vuçiqit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

20 minuta ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

51 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

15 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago