BOTA

Luftanija amerikane rrëzon dronin iranian të lëshuar nga Jemeni në Detin e Kuq

Një anije luftarake e marinës amerikane në Detin e Kuq rrëzoi një dron të prodhuar nga Irani, të lëshuar nga zonat që kontrollon lëvizja Houthi në Jemen, tha Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara të mërkurën.

Ky është rasti më i fundit që ushtria amerikane angazhohet në veprime mbrojtëse në rajon gjatë javëve të fundit. Uashingtoni vazhdon të jetë në gjendje gatishmërie lidhur me aktivitetet e grupeve të mbështetura nga Irani, ndërsa rriten tensionet rajonale gjatë konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit. Shtetet e Bashkuara po përpiqen të sigurohen që konflikti të mos përhapet në rajon.

Droni u rrëzua nga destrojeri Carney, tha Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara në rrjetin social X. “Edhe pse nuk dihen qëllimet e tij, mjeti i telekomanduar ajror po udhëtonte drejt anijes luftarake”, thuhet në postim, duke shtuar se destrojeri Carney po shoqëronte dy anije, njëra prej të cilave po dërgonte pajisje ushtarake në rajon. Në deklaratë thuhet se nuk pati lëndime të ushtarëve amerikanë apo dëme materiale.

Në tetor, një luftanije amerikane asgjësoi katër raketa dhe 15 dronë të lëshuar nga lëvizja Houthi, e lidhur me Iranin e cila kontroll disa pjesë të Jemenit. Objektiv i sulmit ishte Izraeli. Shtetet e Bashkuara kanë shtuar praninë ushtarake detare në Lindjen e Mesme, gjatë muajit të kaluar, përfshirë dy aeroplanmbajtëse, anijet shoqëruese dhe mijëra trupa që nga tetori.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

8 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

9 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

19 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

1 ditë ago