Tensioni nuk ka të ndalur. Flota e Rusisë ka dalë në det të hapur dhe qëllim i vetëm i saj është ta sfidojë Perëndimin, shkruan të hënën mediumi “A2”.
Kudo në botë, nga Baltiku në Paqësor, gjatë javës së kaluar, fregata, nëndetëse e luftanije ruse, janë pozicionuar për të treguar angazhimin e Rusisë për të vijuar përballjen me NATO.
Dhe ky tregim force nga marina e Putin i është afruar shumë dhe brigjeve shqiptare. Analistët italianë shkruajnë se një prej njësive më të fuqishme detare të Rusisë, pikërisht luftanija “Varyag”, ka kaluar në detin Jon pranë Pulias, shkruan mediumi “A2”.
Ndërkohë, anija e dytë më e madhe ruse e luftës, pas “Moskvas” të mbytur në Ukrainë, është drejtuar për nga Adriatiku.
Në Mesdhe ndodhet edhe luftanija amerikane “Harry Truman”, që do të qëndrojë si pjesë e angazhimit të SHBA-së për të siguruar aleatët në rajon, aq sa do të vijojë luftën në Ukrainë.
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…