Një shqiptar 27 vjeçar humbi jetën dhe 3 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një atentati me armë mbrëmjen e kaluar në qytetin e Frosinones në Itali.
Persona të armatosur hynë brenda ambienteve të një lokali në rrugën Aldo Moro, dhe pas përplasjes verbale me një grup shqiptarësh në një tavolinë, nxorën armët dhe qëlluan me breshëri ndaj tyre, duke lënë të vdekur në vend një prej tyre dhe plagosur 3 të tjerë, një prej të cilëve ndodhet në rrezik për jetën.
Ishte ora 19:30 e së shtunës kur një makinë e bardhë ndaloi pranë lokalit Shake. Dy të rinj zbritën dhe shkuan me shpejtësi drejt ambientit të jashtëm plot me njerëz . Më pas ata qëlluan me katër djem të ulur në një tavolinë .
Për hetuesit bëhet fjalë për një përplasje mes bandave shqiptare për kontrollin e tregjeve të drogës. Dy grupet kishin debatuar dhunshëm pak më parë.
Ndërkohë, pak orë më vonë është vënë në pranga një 23 vjeçar shqiptar, i cili mendohet të ketë qenë pjesë e grupit të ekzekutorëve, çka shtoi edhe më shumë dyshimet e autoriteteve për një përplasje mes dy grupeve rivale shqiptare.
Emrat e viktimës dhe të të plagosurve nuk bëhen ende me dije, teksa policia ka mbledhur të gjitha filmimet e kamerave të sigurisë për të krijuar një tablo sa më të qartë të kësaj ngjarje të rëndë që tronditi qytetin italian, rrugët e të cilit në orën kur ndodhi atentati ishin plot me njerëz.
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…