Mikrobiologu, Lul Raka, përmes një postimi në Facebook ka thënë se nga dita e djeshme që u konfirmuan 79 raste me coronavirus, tregon se jemi në udhëkryq të betejës.
Mirëpo, Raka ndër të tjera ka shkruar edhe për talljet në rrjetet sociale për deklaratat e tij, i cili duke iu dhënë motiv qytetarëve gjithmonë thoshte “këto dy javë janë vendimtare”, shkruan Reporteri.net
“E kuptoj shqetësimin Tuaj dhe po ashtu edhe fyerjet, talljet dhe kërcënimet e atij dyjavëshi. I kuptoj edhe disa gazetarë, të cilët, megjithatë kanë një dozë pak më të madhe të përgjegjësisë në mjedisin dhe kohën që po e përjetojmë”, ka shkruar Raka.
Përkundër kësaj Raka ka thënë se i kupton gazetarët që kanë më të madhe të përgjegjësisë në mjedisin dhe kohën që po e kalojmë.