POLITIKE

Lushtaku sfidon vendimin e Supremes, insiston se do të jetë në qeverisje të Skenderajt më 17 tetor

Kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka reaguar pasi i është pamundësuar të garojë në zgjedhjet e 17 tetorit për kryetar të komunës.

Lushtaku ka thënë se për këtë vendim është bërë presion nga presidentja dhe kryeministri, ndërsa bindës u shpreh se do të jetë fitues, pavarësisht se pas vendimit të Gjykatës Supreme që ia vërtetoi dënimin, atij nuk i lejohet të kandidojë.

“Duke parë përkrahjen e madhe të cilën e ka PDK në Skenderaj dhe unë si kryetar dege e kandidat për kryetar të komunës, për të ma pamundësuar kandidimin tim është bërë presion i madh mbi institucionet e pavarura e ato të drejtësisë. Ky presion është bërë nga dy krerët shtetërorë, presidentja e kryeministri”, ka thënë përmes një videoje në Facebook.

Sipas tij, kjo është një tendencë për ta rrëzuar PDK-në në Skenderaj, ashtu si në zgjedhjet parlamentare.

“Tendencën për ta rrëzuar PDK-në në Skenderaj struktura e grupe të caktuara kanë pasur edhe në zgjedhjet parlamentare që kanë punuar në favor të partive tjera por kanë dështuar. Edhe në këto zgjedhje prapë do të dështojnë”.

“Edhe pse po pengohem, unë i siguroj qytetarët se me besimin e tyre me 17 tetor për PDK-në, unë do të jem në krye të qeverisjes së Skenderajt”, theksoi Lushtaku.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

56 minuta ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

15 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

18 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

18 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

20 orë ago