Lutfi Haziri ka pranuar humbjen në Gjilan.
Ai përmes një konference për media ka pranuar se ka fituar kundërkandidati i tij, Alban Hyseni nga Lëvizja Vetëvendosje.
“z. Alban Hyseni është kryetari i ri i Gjilanit. Duke qenë kryetar në detyrë, do të filloj bartjen e përgjegjësive, gjilanasit i përgëzoj për kulturën në zgjedhje. Vetëvendosjes ja ka besuar kryetarin e komunës, do të vazhdoj të jem i interesuar për zhvillimin e qytetit tim”, tha Haziri.