POLITIKE

Lutfi Hazirit i tensionon përsëri raportet me Vetëvendosjen – vjen reagimi nga partia e Kurtit

Derisa LDK e Vetëvendosje janë duke punuar në harmonizim të programeve e tashmë kanë mbajtur një takim në nivel të liderëve, nënkryetarët e Lidhjes Demokratike nuk po e kanë fort problem që drejt partisë që mund të ju bëhet partner në qeverisje të gjuajnë akuza.

Të njëjtave sot iu është përgjigjur, Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje, shkruan Gazeta Express.

Në kohën kur Isa Mustafa shihej me Albin Kurtin për të diskutuar mundësinë që të shkonin në një koalicion parazgjedhor, këtë skenar të mundshëm e kritikuan ashpër dy nënkryetarët e LDK-së, Lutfi Haziri e Agim Veliu.

Ani pse të dy partitë u dakorduan që të bashkëpunonin pas zgjedhjeve, gjatë tërë fushatës të dy nënkryetarët nuk e patën problem që të përcillnin mesazhe kundër VV-së, që disa herë ishin edhe fyese, si ai i Hazirit me “Mr.Bean”.

Tonet e diskutimit këtyre nuk ju kanë ndryshuar as tani që po diskutohet për koalicionin paszgjedhor.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri i ftuar mbrëmë në emisionin DPT te Fidani në T7 ka thënë se para zgjedhjeve ishin dakorduar se kush nga liderët del më i votuari ai do të bëhej kryeministër. I njëjti, pa u ndalur me kaq foli dhe pse dy partitë nuk u dakorduan për një koalicion parazgjedhor.

Haziri tha se kjo ndodhi pasi që VV nuk pati burrni që të rreshtohet pas një zonje për kryeministër.

“Nuk gjetën burrni me u reshtu pas një zonje për kryeministre”, ka thënë Haziri.

Kësaj deklarate të Hazirit i ka reaguar sot gjatë ditës Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje. Haxhiu ka kërkuar nga Haziri që të ndalojë përdorimin e kësaj gjuhe.

“Ne menjëherë pas 6 tetorit kemi nisur përpjekjet tona për të pasur një bashkëqeverisje me Lidhjen Demokratike, ku kemi formuar dy grupe punuese. Nuk merrem me deklarimet e Lutfi Hazirit, pasi që ai nuk është pjesë e asnjë grupi punues, që është caktuar nga LDK. Për hir të së vërtetës ende nuk ka pasur asnjë takim mes grupeve punues, por ne cdo ditë po angazhohemi që të krijojmë mirëbesim me LDK-në.E ftoj zotërin Haziri që ta ndalojë përdorimin e kësaj gjuhe, sepse tashmë qytetarët e kanë vendosur se cili subjekt ka përkrahje më të madhe.Edhe unë sot e konfirmoj që edhe subjekti jonë, por edhe kandidati ynë, ka dalur me më shumë vota se secila parti tjetër në Kosovë, e secili kandidatë tjerë.Pra, Albin Kurti, në këto zgjedhje ka marrë vota më shumë se secili kandidatë tjerë nga të gjitha partitë politike.Por, edhe po mos të ishte kështu, e drejta kushtetuese, e shpjegon qartë që qeverinë ta formojë subjekti më i madh, qoftë edhe më një votë më shumë”, ka thënë Haxhiu për Gazeta Blic.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

23 minuta ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

15 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

17 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

18 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

20 orë ago