BOTA

Macron: Nuk kemi nevojë për lejen e Rusisë për të vendosur trupa në Ukrainë

Ndërsa përpjekjet globale për t’i dhënë fund luftës vazhdojnë, më shumë fokus po vendoset në mënyrën se si Ukrainës mund t’i jepen garancitë e sigurisë që do ta pengojnë Rusinë të nisë një pushtim përsëri.

Kryeministri britanik, Keir Starmer, parashtroi “koalicionin e vullnetarëve” për herë të parë dy javë më parë, duke sugjeruar se trupa nga një numër vendesh mund të vendosen në Ukrainë si paqeruajtës.

Ndërsa presidenti francez, Emmanuel Macron tha se kontributi nuk do të synonte të dislokonte një “masë” ushtarësh, por në vend të kësaj mund të dërgonte kontigjente prej disa mijëra trupash në vendet kryesore në Ukrainë pa pasur nevojë për lejen e Rusisë, shkruan Sky News.

Macron njoftoi se “disa vende evropiane, dhe në të vërtetë ato jo-evropiane” kishin “shprehur vullnetin e tyre” për t’iu bashkuar një dislokimi të mundshëm.

Kjo mund të përfshijë “disa mijëra trupa” nga çdo shtet, të dislokuara në “pikat kyçe” në Ukrainë, për të kryer programe trajnimi dhe për të treguar mbështetje.

Moska e ka kundërshtuar një vendosje të tillë, por Macron tha se leja e Rusisë nuk ishte e nevojshme.

“Nëse Ukraina kërkon që forcat aleate të jenë në territorin e saj, nuk i takon Rusisë t’i pranojë ose t’i refuzojë ato”, tha francezi.

Ndryshe, udhëheqësit ushtarakë nga e gjithë bota do të takohen të enjten në Londër, ndërsa planet për forcën paqeruajtëse do të kalojnë në një “forcë operacionale”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

7 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

21 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago