Gjuha raciste e deputetes/ “Magjup”, Bunjaku e LDK’së nervozohet me Adnan Rrustemin e VV’së

Seanca e sotme e Kuvendit është përcjell me debate të ashpra e madje edhe në fyerje. Mos përfillja e fjalimit të deputetes së LDK-së Valentina Bunjaku nga deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi ka nervozuar deputeten e LDK-së.

Ajo në Kuvend ka kërkuar nga Rrustemi që të mos flas duke përdorur edhe shprehje ofenduese.

“Mshele gojën magjup”, u shpreh Bunjaku.

Për këtë gjuhë nuk pati vërejtje nga kryeparlamentari Glauk Konjufca, gjatë seancës.