Një video e kapur nga një makinë në ecje tregon momentin kur një automjet fluturon mbi një autostradë në Kaliforni të SHBA, duke evituar telat e shtyllave elektrike dhe duke përfunduar para automjetit që po vinte.
Fatmirësisht nga ngjarja nuk pati viktima, madje sipas mediave amerikane, shoferja e makinës që praktikisht fluturoi në ajër pësoi dëmtime të lehta.
Personat që dëshmuan këtë skenë, që duket si të ketë dalë nga filmi “Fast & Furious” e patën të vështirë që ta shpjegonin ngjarjen, teksa morën në telefon shërbimet e emergjencës.
“Fluturoi në mes të rrugës”, dëgjohet të thotë një pasagjer në mjet.
Dëshmitarë thanë më vonë se makina në fjalë pak çaste para se të përfundonte në ajër ishte përfshirë në një aksident dhe teksa largohej nga vendngjarja humbi kontrollin duke dalë jashtë rruge.
Në një kohë kur projekti i Zvërnecit ka marrë mbështetjen e shteteve të bashkuara të…
Ky që shihni në foto është hoteli Zig Zag në Jalë, që është sekuestruar sot…
Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka dhënë një intervistë për revistën italiane ‘Vanity Fair’ me gazetaren…
Shtetet e Bashkuara pritet të bëjnë ndryshime në kontributin e tyre në misionin e NATO-s…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se marrëveshja mes SHBA-së…
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar ish-pjesëtarin e ISIS-it, Hysri Selimi, me gjashtë vjet…