Makina për korrjen e misrit mbush me baltë rrugën Banjë-Istog

Në kohën e korrjes së misrit në rrugët e Kosovës zënë vend shumë makina që kryejnë këtë proces. Por, shumë nga to edhe i baltosin rrugët.

Një e tillë ka mbushur me baltë rrugën Banjë-Istog, njofton Klankosova.tv.

Në pamjet e siguruara nga Klankosova.tv shihet se rreth një kilometër e kësaj rruge është mbushur me baltë nga një makinë për korrjen e misrit që po kalon aty.