Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë, në një aksion që ka mobilizuar disa njësite policore.
Në një video, te publikuar shihen disa policë që mbajnë të shtrirë tre personat e arrestuar. Vërehen edhe vetura të tjera policore që vijnë në shpejtësi të madhe.
Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin duke bërë të ditur se vetura me tre personat e arrestuar ishte nën ndjekje të policisë, pasi fillimisht kishte tentuar t’i shmangej një pikë kontrolli në një rrugë tjetër.
“Sot rreth orës 19:45, një veturë është sinjalizuar nga ana e zyrtarëve policor që të ndalohet në një pikë kontrolli, në rrugën ‘Xheladin Hana’ në Prishtinë porse e njëjta ka provuar t’i shmanget policisë, duke mos u ndalur. Vetura e dyshuar është ndaluar shumë shpejt nga një njësit tjetër patrullues në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ me ç’rast janë arrestuar tre persona të dyshuar”, thuhet në përgjigjen e Policisë.
Policia ka thënë se aktualisht ndaj personave të dyshuar në koordinim me prokurorin e shtetit, po kryen veprimet e mëtejme hetimore e procedurale.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…