Makina përplas turmën në stacionin e autobusit, 8 të vdekur në SHBA

Tetë persona janë vrarë në shtetin amerikan të Teksasit pasi një makinë goditi një grup  personash në një stacion autobusi.

Incidenti ndodhi në qytetin Brownsville pranë kufirit meksikan.

Të paktën pesë persona të tjerë janë plagosur, disa prej tyre në gjendje kritike.

Shoferi është arrestuar dhe akuzohet për ngjarjen.

Policia e Brownsville thotë se nuk është e qartë nëse incidenti ishte i qëllimshëm.

Raportet e mëparshme të mediave amerikane cituan policinë të thoshte se dukej të ishte një sulm i qëllimshëm.

Sipas zyrtarëve të mbrojtjes kufitare amerikane, qyteti i Brownsville ka parë kohët e fundit një rritje të mprehtë të ardhjeve të paligjshme të emigrantëve.