Qytetarët e Malit të Zi kanë nisur protestat duke kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja.
Përpos kërkesës për zgjedhje, qytetarët shprehën edhe revoltën e tyre ndaj nismës “Ballkani i Hapur”. Ata kundërshtojnë përfshirjen e Malit të Zi në nismën e ndërmarrë nga tre vendet e Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, raportojnë mediat në Podgoricë.
Deputetja e Partisë Socialdemokrate (SDP) Draginja Vuksanoviç Stankoviç u shpreh nga protesta se “nuk do të lejojnë shërbëtorët e presidentit Aleksandër Vuçiç të pushtojnë Malin e Zi.”
“Nuk do të ketë Ballkan të Hapur, nuk do të ketë botë serbe. Dritan Abazoviç, ju që jeni ndihmësi i Vuçiçit, mund të trumbetoni vetëm Ballkanin e Hapur në Beograd, Vuçiç, Vulin, Rakoviç dhe Beçkoviç. Mali i Zi nuk do të komandohet nga Terazij dhe Dedinje por larg duart nga Mali i Zi”, ka thënë Stankoviç.
Aktivisti Vido Drashkoviç tha se “në një mijë vjet të ekzistencës së tij, Mali i Zi nuk ka pasur paqe, ashtu siç nuk ka sot”.
Ai u shpreh se “Ballkani i Hapur” nuk është asgjë më shumë se sa një botë serbe për të bllokuar Malin e Zi në rrugën drejt integrimit. Teksa iu refrua Dritan Abazoviqit, aktivisti e cilësoi si ‘fshesë’ dhe ‘lopatë’ të atyre që kërkojnë destabilizimin e Malit të Zi.
“Qeveria klaro-nacionaliste pretendon se na ka liruar. Është e vërtetë, na ka çliruar nga të gjitha të mirat. Qëllimi i tyre është ta portretizojnë Malin e Zi si të paqëndrueshëm. Ata që janë fshesa dhe lopata e dikujt tjetër do ta shtyjnë Malin e Zi në Ballkanin e Hapur që nuk është gjë tjetër veçse bota serbe, për të ndalur Malin e Zi në rrugën e tij drejt BE-së për të mirën e shefit të tij nga vargmali i Andriqit. Në këtë, një njeri i vogël dhe një manipulator i madh po prijnë.
Me nënshkrimin e kontratës me KOS, ai e dinte se do të destabilizonte Malin e Zi, që ishte qëllimi i tij. Para nesh janë dy rrugë – Ballkani i Hapur dhe BE. Qytetarët po vijnë në vete. Nëse nuk mendojmë, do të hasim telashe përpara e dyerve tona”, tha Drashkoviç.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…