Aktorët amerikanë Matthew McConaughey dhe Woody Harrelson njihen se janë shokë shumë të ngushtë me njëri-tjetrin. Kimia mes të dyve është përcjellë edhe në ekran, në bashkëpunimin që patën vite më parë në sezonin e parë të serialit “True Detective”.
Por së fundmi, McConaughey ka lënë të kuptohet se ai dhe Harrelson mund të jenë vëllezër. Gjatë një interviste në SHBA, ai tha: “Nuk e dimë ku fillon e ku mbaron, gjithmonë vija ka qenë e zbehtë. Fëmijët e mi e quajnë xhaxha Woody, ndërsa fëmijët e tij më quajnë xhaxha Matthew, etj. etj.. Madje kur shohin fotot e vjetra, familja ime mendon se shumë foto të tijat, janë të mijat dhe anasjelltas”.
“Në Greqi, vite më parë, po bisedonim sa të afërta ishin dy familjet tona”, shtoi McConaughey. “Dhe aty ishte edhe mamaja ime, që tha “Woody, unë njihja babin tënd”… Të gjithë aty e morëm vesh se fjala “njihja” kishte shumë ngarkesë brenda”.
“Filluam të zbërthenim atë fjalë dhe zbuluam që gjatë kohës që babai (i Harrelson) ishte në liri me kusht, mamaja dhe babai im ishin duke bërë letrat e divorcit të dytë. Më pas nisëm të mendonim se do të kishte diku fatura në lokalet në Teksasin perëndimor ku ata të dy mund të jenë takuar”.
McConaughey shtoi se dy aktorët ishin shumë pranë vendimit për të bërë një test ADN-je, për të vërtetuar dyshimet. Si për ironi të fatit, të dy marrin pjesë në serialin komedi “Vëllezër me nëna të ndryshme” që shfaqet në Apple TV+, një portretizim i miqësisë së tyre.
Ata u njohën fillimisht në vitin 1997 teksa punonin për filmin e Ron Howard, “EDtv”. Përveç serialit “True Detective”, ata kanë luajtur bashkë edhe në filmin “Surfer, Dude”.
Policia e Kosovës ka sekuestruar një veturë me targa të huaja në Gjakovë, pasi e…
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka pranuar se sulmet e vazhdueshme ukrainase ndaj infrastrukturës strategjike ruse…
Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka bërë të ditur se negociatat ndërmjet Shteteve të Bashkuara…
Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…
Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…