LAJME

Maqedonci për fabrikën e municioneve: Synojmë të krijojmë qëndrueshmëri për Ushtrinë dhe Policinë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci e ka vlerësuar jetësim të objektivit nënshkrimin e marrëveshjes për funksionalizimin e fabrikës së municioneve me kompaninë turke të industrisë së municioneve, MKE, e që sipas tij është edhe pjesë e strategjisë së sigurisë së Kosovës, por edhe e strategjisë së mbrojtjes.

“Është një element shumë i rëndësishëm në fuqizimin e mbrojtjes në përgjithësi, veçanërisht në fuqizimin e kapaciteteve ushtarake të Republikës së Kosovës, por edhe kapaciteteve tjera, sepse me fabrikën e municionit, ne krijojmë një vetëqëndrueshmëri në aspektin e furnizimeve me municione, sidomos në kohën kur bota po përballet me mungesë të tyre si pasojë e luftërave të fundit, veçmas asaj në Ukrainë. Vlerësoj se është një hap tejet i rëndësishëm që ka bërë vendi ynë në këtë aspekt”, ka theksuar ministri Maqedonci në një intervistë për RTK-në.

Ai ka deklaruar të hënën se qëllimi i kësaj fabrike është prodhimi i municioneve për vete.

“Objektiv primar i kësaj fabrike është që të krijojë qëndrueshmëri për institucionet tona, duke përfshirë ushtrinë, policinë dhe institucionet tjera që e përdorin armatime dhe që i përkasin standardeve të NATO-s. Pastaj në bashkëpunim edhe me partnerët tjerë do të shikojmë mundësinë që të eksportohen këto armë edhe jashtë vendit, duke pasur parasysh se ky brend do të jetë kosovar dhe këto sisteme e këto municione janë sipas standardeve të NATO-s dhe do të jenë të pranueshme për të gjitha ushtritë e vendeve të NATO-s”, ka nënvizuar Maqedonci.

 

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

8 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

3 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

6 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

8 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

23 orë ago