KRYESORE

Kancelari Scholz humbet votëbesimin në Bundestag, Gjermania drejt zgjedhjeve të parakohshme

Gjermania, ekonomia më e madhe e Evropës dhe normalisht një shtyllë stabiliteti, po përballet me zgjedhje të parakohshme vitin e ardhshëm, pasi kancelari Olaf Scholz humbi një votë besimi në Bundestag (Parlamenti gjerman).

Sipas mediave të huaja, Qeveria e tij ra në nëntor, pas një mosmarrëveshjeje buxhetore, por koalicioni i tij kishte qenë i paqëndrueshëm për muaj të tërë.

Scholz humbi votbesimin, të cilin ai e cilësoi vetëm si një hap drejt sigurimit të zgjedhjeve të parakohshme kombëtare, me 394 vota kundër tij, 207 pro dhe 116 abstenime.

Data e zgjedhjeve në Gjermani është caktuar për në 23 shkurt të vitit të ardhshëm.

Do të jenë shtatë parti të mëdha për të cilat do të votojnë gjermanët. Katër nga shtatë prej tyre kanë bërë njoftime zyrtare për Kanzlerkandidaten e tyre, kandidatë për kancelar.

Dy partitë gjithmonë prezente të politikës gjermane, Kristian Demokratët (CDU) dhe Unioni Kristian Social (CSU), i njohur jozyrtarisht si Unioni, përbëjnë një grupim. Social Demokratët, ose SPD, formojnë një grupim tjetër.

Duke pasur parasysh sistemin gjerman të përfaqësimit proporcional, qeveria tenton të formohet në një koalicion, i kryesuar zakonisht nga CDU/CSU ose SPD. Fituesi kërkon një partner për të formuar shumicën


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

23 minuta ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

53 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

15 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago