Në Maqedoninë e Veriut, kreu i BDI, Ali Ahmeti pasi siguroi në Zgjedhjet e Përgjithshme Parlamentare 15 deputetë, është shprehur se për bashkëqeverisje me këdo qoftë, ka si kusht që kryeministër të jetë një shqiptar dhe ka thirrur në tryezë të gjitha partitë shqiptare të cilat në zgjedhje ishin fituesit e vërtetë.
BDI-ja gjatë fushatës projektoi për kryeministër edhe një emër të përveçëm, atë të Naser Ziberi-t.
Lideri i LSDM-së Zoran Zaev, fitues I zgjedhjeve me 46 mandate parlamentare, në disa raste është shprehur se nuk do të bëjë koalicion qeveritar me ‘Bashkimin Demokratik për Integrim’ apo ndryshe BDI-në e Ali Ahmetit, teksa zyrtarët e kësaj të fundit kanë theksuar më tepër se një herë preferencën për ta vazhduar koalicionin qeverisës me social-demokratët maqedonas.
Në zgjedhjet e të dielës, opozita VRMO-DPMNE e Hristijan Mickovskit ka siguruar 44 vende në parlamentin me 120 deputetë. Koalicioni Aleanca për Shqiptarët me Alternativën 8.79% ose ndryshe 12 mandate parlamentare,’ E Majta’ 2 deputetë ndërsa Partia Demokratike Shqiptare do përfaqësohet nga vetëm një deputet.
Në bazë të këtyre rezultateve Zoran Zaev (LSDM) ka fituar të drejtën për të formuar qeverinë e e për të cilën ka dy alternative, ose në bashkëqeverisje me BDI dhe koalicionin tjetër shqiptar ‘Aleanca dhe Alternativa’, ose me njërën prej të dyjave dhe me tre parti të tjera që kanë fituar nga 1.3 deri 4%.
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…