Mareci “kap armët” të festojë me to sapo të falet Bajrami, del videoja

Posa falet Bajrami, qetësia festës në fshatin Marec prishet nga krismat e armëve.

Ato u shkrepën nga xhematlinjtë që shkuan për të falur namazin e kësaj feste, njofton Klan Kosova.

Në këtë mënyrë ata shënuan kremtën, ani se paraprakisht nga imami i xhamisë së katundit u bë thirrje që të mos festohet duke shtënë me armë.

Kjo gjë pengoi disa prej besimtarëve që u shprehën se kjo nuk duhet të jetë mënyra e gëzimit në këtë ditë.

Marecasit, me armë kishin festuar edhe në Bajramet e kaluara.