POLITIKE

Marko Gjuriq e konfirmon takimin pasi iu publikua fotografia me terroristin Milan Radojiçiq: Nuk e fsheh e as nuk kam turp

Takimin me terroristin Milan Radoiçiq në një restorant, Marko Gjuriq e ka quajtur “fushatë negative” kundër tij e Serbisë. Gjuriq, për takimin me terroristin thotë se “nuk e ka ndërmend t’i kërkojë falje” kryeministrit të Republikës së Kosovës Albin Kurti e as ministrit Sveçla.

“Do të isha i zhgënjyer nëse nuk do të niste një fushatë negative me rastin e rikthimit tim të fundit. Edhe nëse është goxha e varfër. Nuk kam ndërmend t’i kërkoj falje Kurtit dhe Sveçlës apo boteve të tyre dhe njerëzve të tjerë keqdashës për asgjë”, shkruan Gjuriq.

I njëjti pohon se nuk ndihet i turpëruar që ka takuar terroristin Radoiçiq.

“Nuk i kam fshehur dhe as nuk kam turp asnjëherë nga kontaktet publike që kam në punën që bëj. Përveç përfaqësuesve të ndryshëm serbë me të cilët kam kontakte të rregullta dhe me të cilët dëshiroj të takohem edhe sot, jam takuar shumë herë, gjithashtu në kuadër të punës sime, me udhëheqës të shumtë shqiptarë”, vijon ai.

Ai tenton të largojë vëmendjen nga takimi i tij, duke thënë se takime ka pasur edhe me Kurtin e Sveçlën, dhe si rëndom akuzon krerët e shtetit të Kosovës se “shkelin të drejtat e serbëve”.

Ai paralajmëron rikthim në politikë, siç po flitet në krye të qeverisë serbe.

“Kam kohë që jam larguar nga politika ditore, ndaj më duket paksa i habitshëm pasioni me të cilin disa në hapësirën publike bëjnë fushatë kundër vendit të tyre, duke menduar se me këtë do të arrijnë përfitime politike. Megjithatë, në të ardhmen e afërt i presin zhgënjime të reja të mëdha. Do të kthehem së shpejti dhe mezi pres t’i përballoj të gjithë së bashku”.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

Trump kërcënoi Iranin, aeroplanmbajtësja amerikane niset drejt Lindjes së Mesme

Aeroplanmbajtësja amerikane USS Nimitz është nisur drejt Lindjes së Mesme, ku do të stacionohet, teksa…

1 orë ago

Izraeli shpall kontroll total ajror mbi Iranin, thotë se ka shkatërruar mbi 120 lëshues raketash iraniane

Në një zhvillim të fundit në luftën Izrael – Iran, Izraeli ka pretenduar se ka…

2 orë ago

Deklarimi i Trump për marrëdhëniet Kosovë-Serbi, Kurti: Hapi i parë dorëzimi i Radojçiqit pastaj ta nënshkruajnë një marrëveshje bazike

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti ka folur sot në lidhje me deklarimin e…

3 orë ago

Iran International: Khamenei, gati të largohet nga Irani me ndihmën e Moskës

Media “Iran International” ka marrë informacion se Ali Asghar Hejazi, zëvendësshefi i stafit të Udhëheqësit…

4 orë ago

Lufta me Iranin, Izraeli ekzekuton shefin e inteligjencës iraniane dhe zëvendësin e tij

Kreu i agjencisë së inteligjencës së Iranit dhe zëvendësi i tij u vranë sot në…

15 orë ago

Trump vuri veton në planin izraelit për të vrarë liderin suprem të Iranit? Ja çfarë thotë Netanyahu

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump vuri veton ndaj një plani izraelit ditët e fundit për…

15 orë ago