Xhirimet e “Gladiator 2” janë ndërprerë për një kohë të pacaktuar, pas një aksidenti të rëndë të ndodhur në Marok, ku ndodhen pjesëtarët e produksionit dhe kasti.
Gjashtë anëtarë të stafit u desh të dërgoheshin me urgjencë në spital kur një shpërthim i madh shkaktoi një zjarr të rrezikshëm.
Asnjë informacion i mëtejshëm nuk është dhënë në lidhje me aksidentin, por duket se është një përpjekje për efekte speciale që ka shkuar keq. Të tjerë raportojnë se ka ndodhur gjatë xhirimeve të një skene të rrezikshme.
Sipas raportimeve të huaja, ka pasur shumë të plagosur në grupin e xhirimit, ndërsa ngjarja është komentuar zyrtarisht nga produksioni, Paramount Pictures.
“Gjatë xhirimeve të një skene të planifikuar në xhirimet e vazhdimit të “Duel”-it, ndodhi një aksident në të cilin disa anëtarë të stafit të prodhimit pësuan lëndime jo të rrezikshme për jetën. Ekipet mjekësore dhe të sigurisë në terren kanë mundur të veprojnë me shpejtësi në mënyrë që të prekurit të marrin menjëherë kujdesin e nevojshëm. Të gjithë ata janë në gjendje stabile dhe vazhdojnë të marrin trajtim mjekësor”, tha Paramount Pictures.
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…