POLITIKE

Marrëveshja e fshehtë e komunistëve me Jugosllavinë

Nga Kastriot Dervishi

Më 27.11.1946 në Beograd u nënshkrua “Traktatit mbi koordinimin e planeve ekonomike, bashkimin doganor dhe barazimin e monedhave, midis Republikës Popullore të Shqipërisë dhe Republikës Federative Popullore të Jugosllavisë”, nga përfaqësuesit e qeverive përkatëse, e pashembullt në histori.

Çuditërisht, nënshkrimi i tij u mbajt i fshehtë.

Popullit iu bë e njohur se ishte nënshkruar një marrëveshje e tillë vetëm më 11 dhjetor 1946. Gazeta më e madhe në vend shkruante se midis dy vendeve ishte nënshkruar një “marrëveshje e madhe”. Njoftimi ishte bërë i përbashkët nga të dyja qeveritë. Artikulohej sikur përfituese do ishte Shqipëria sepse Jugosllavia gjoja do merrte përsipër të ndihmonte Shqipërinë në drejtim të mjeteve të prodhimit. Njoftimi bënte fjalë për “armiq të përbashkët” dhe “interesa identike”.

Me foto në masë të barabartë ishin portretet e Enverit dhe Titos. Nën foton e Enverit shkruhej: “Populli shqiptar e shikon më të qartë e më të sigurte avenirin e tij”, i cili ishte edhe kryeartikulli i gazetës. “Përkrahja” e Jugosllavisë konsiderohej “vitale”, e “gjithanshme”, “gjithnjë e më e dobishme”, përcaktuese në ngritjen e ekonomisë.

Lajmi kombinohej me ndihmat që po vinin nga Jugosllavia me grurë për të dhënë idenë se kish nisur menjëherë kjo ndihmë e madhe. Një ditë më vonë shkruhej se Durrës, Vlorë e Sarandë, anijet jugosllave po shkarkonin 28 mijë kuintal grurë. Titulli i madh i gazetës: “Gruri po vjen në sasira të shumta nga Jugosllavia”. Në Durrës u organizua një ceremoni festive në të cilën foli kryetari i Komitetit Ekzekutiv të Prefekturës, Adil Çarçani, i cili flet për 10 mijë kuintal grurë (gabimisht është shkruar 100 mijë) që do dhuroheshin nëpërmjet një “gjesti” nga Jugosllavia duke shprehur mirënjohjen për mareshalin Tito. Kapiteni i anijes tha se “Me anën e Titos dhe Enverit, ky vëllazërim do të forcohet edhe më shumë, do të bëhet një shkëmb i fortë ku çdo sulm i reaksionit do të thyejë hundët”. Kjo gjë bëhej për të vënë në gjumë popullin e për ta shitur grabitjen e pritshme si me përfitime të mëdha për vendin. Vijojnë titujt entuziastë: “Me përkrahjen e Jugosllavisë populli shqiptar do të realizojë jetën e lumtur”. “Ajo që tregon më mirë se çdo gjë tjetër, forcën e popullit tonë me popujt e Jugosllavisë, vlerën e kësaj miqësie dhe garancinë që përfaqëson ajo për të ardhmen tonë, është konvencioni (marrëveshja-shënim) ekonomik që u nënshkrua më 27 nëntor (1946).

Ky konvencion nuk është vetëm një marrëveshje ekonomike midis dy vendeve. Ai është konkretizim i luftës së përbashkët, i idealeve të përbashkëta dhe i rrugës së përbashkët në të cilën ecin dy popujt”-theksonte në faqen e parë me të mëdha gazeta më e madhe në vend.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Kërkohet largimi i akcizës për derivate për ta frenuar rritjen e çmimeve të naftës

Rritja e çmimeve të derivateve pas shpërthimit të luftës në Lindjen e Mesme po reflektohet…

8 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Putini mund të ndihmojë Iranin kundër SHBA-së dhe Izraelit

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se homologu i tij rus, Vladimir Putin, mund të…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

“Blick” zbulon detaje shokuese nga ngjarja tragjike e para disa ditëve – Kush ishte personi që u lye me benzinë e i vuri flakën vetes brenda autobusit?

Ditë më parë Zvicra është tronditur nga një incident ku mbeten të vdekur 6 persona.…

12 orë ago
  • KRYESORE

‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten, 13 mars, se do të ftojë…

15 orë ago
  • KRYESORE

Rama acarohet për Ballukun/ Nxirret jashtë kryeministrisë gazetarja Ambrozia Meta

Gazetarja Ambrozia Meta është nxjerrë jashtë nga kryeministria pas një debati që zgjati disa minutame…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Gjestin

Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një…

16 orë ago