POLITIKE

Zyrtari i VV-së kritikon Edi Ramën: Tri takime në vit me Vuçiqin, asnjë me Albin Kurtin

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi thotë se Shqipëria do të duhej të diskutonte paraprakisht me Kosovën për iniciativat rajonale, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Ai sjell si shembull faktin se kryeministri Rama është takuar tri herë brenda vitit me Vuçiq ndërsa nuk ka asnjë mbledhje ndërqeveritare me Kosovën apo takim me kryeministrin Kurti.

“Nëse Rama mendon se kjo është në interes të rajonit dhe Kosovës, atëherë pse nuk vjen ta diskutojë paraprakisht me drejtuesit e Kosovës me kryeministrin e Kosovës? Tre takime brenda një viti me z. Vuçiç ndërkohë që nuk kemi asnjë mbledhje ndërqeveritare apo takim Rama-Kurti”, tha anëtari i VV-së.

Tirana tha ai nuk po merret me marrëveshjet që ka me Kosovën për t’i bërë ato të zbatueshme, por përkrah iniciativat në interes të Serbisë. Ai e cilësoi një “aventurë” këtë inicitive si dhe “njëlloj shantazhi ndaj BE për të përshpejtuar integrimin evropian”.

Sipas Zaimit, iniciativa që tashmë quhet “Open Ballkan” është në interesin ekonomik të Serbisë. Bashkëpunimi tha ai vjen në një kohë kur Beogradi ka interesa të tjera gjeostrategjike, pasi bashkëpunon ngushtë me Rusinë dhe Kinën dhe është kundër NATO-s.

“Marrëveshjet rajonale duhen diskutuar në terren racional. Kujtoj se më 10 korrik hyri në fuqi marrëveshja tregtare e Serbisë me vendet e unionit euro-aziatik me qendër Moskën. Serbia është një vend që nuk është përcaktuar në gjeopolitikë, ndërkohë që vendet e Ballkanit Perëndimor janë pro evropiane dhe pro perëndimore”, tha ai.

Arbën Zaimi shtoi se “Serbisë i duhet bërë presion që të ndryshojë dhe jo të priten krahëhapur iniciativat e saj”.

Sipas tij, Shqipëria humbet 120 milionë euro në vit nga shkëmbimet tregtare, ndërsa fiton 150 milionë euron në vit me Kosovën. “Rama nuk e ka luksin që të prishet me Kosovën dhe të rregullojë marrëdhëniet me Serbinë”, përfundoi ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

12 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

13 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

23 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

1 ditë ago