Ministria e Jashtme turke tha se historia nuk do të harronte dhe nuk do ta falte kurrë, siç thonë ata, “sjelljen hipokrite” të Emirateve të Bashkuara Arabe në arritjen e një marrëveshjeje me Izraelin për normalizimin e marrëdhënieve.
Sipas deklaratës, njerëzit e Palestinës dhe administrata kanë të drejtë të reagojnë ashpër kundër marrëveshjes, për të cilën thuhet se ndryshon rendin e politikës së Lindjes së Mesme, nga çështja Palestineze në luftën kundër Iranit, raporton Reuters.
“Historia dhe ndërgjegjja e njerëzve të rajonit nuk do ta harrojnë dhe kurrë nuk do ta falin këtë sjellje hipokrite të Emiratet e Bashkuara Arabe, me të cilën ata tradhtuan kauzën palestineze për interesat e tyre”, thuhet në deklaratë.
Ndërmjetësi Trump
Ankaraja shtoi se mundësia që Emiratet e Bashkuara Arabe të mund të përpiqeshin në mënyrë të njëanshme për të hequr planin arab të paqes të arritur në 2002, i cili u përmbyll nga Lidhja Arabe, ishte shqetësuese.
Ndërmjetësi në arritjen e një marrëveshje midis Izraelit dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ishte Presidenti Trump, dhe shtohet se Izraeli ka marrëveshje të tilla me Egjiptin dhe Jordaninë.
Ky qëndrim i Ankarasë, përkthyer dhe si i Erdoganit, shkon kundër atij të Tiranës zyrtare, shprehur me gjuhën e kryeministrit Rama, i cili qe ndër të parët që përshëndeti marrëveshjen mes Emirateve dhe Izraelit me ndërmjetyësim amerikan, duke e konsideruar si një model për t’u ndjekur dhe në rajon, nënkupto, mes Serbisë dhe Kosovës.
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…