POLITIKE

Marrëveshja Kosovë-Serbi, reagon Jabllanoviq

Ish-ministri për Komunitete dhe Kthim dhe kryetar i Partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksandar Jablanoviq, e sheh marrëveshjen për dokumentet personale si fitore të madhe të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Ai në një komunikatë për media ka theksuar se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq “e ka konfirmuar edhe një herë se serbët në Kosovë nuk kanë shtet, por iluzion shteti, të shfaqur në Beograd dhe përmes mediave shtetërore serbe”.

“Serbët e Kosovës mbeten vetëm dhe të lënë në vullnetin e Perëndimit dhe Qeverisë së Kosovës. Këtë fitore të madhe të Albin Kurtit e kanë konfirmuar të gjithë serbët që mbajnë mend më shumë se dhjetë ditë”, ka thënë Jabllanoviq.

Duke iu referuar fjalëve të përfaqësuesve të qeverisë serbe, të cilët e shohin këtë marrëveshje si një sukses, Jablanoviq me ironi thekson se “kjo “fitore e Serbisë” është vetëm edhe një sinjal për serbët që të largohen nga Kosova dhe të kërkojnë të ardhmen e tyre në një vend më normal. Ne kemi frikë se fitoren e radhës të Aleksandar Vuçiqit serbët e Kosovës nuk do ta mbijetojë”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

5 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

20 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago