Se nuk është më i punësuar në Post Telekomin e Kosovës Slobodan Vujiçiç e mori vesh veç kur nuk mundi ta hapte kompjuterin e punës në tetor të vitit 2021.
Koordinatorit për minoritete, iu tha se kontrata e punës iu ndërpre me arsyetimin se kishte munguar në punë disa ditë, pa arsye.
Në këtë institucion, Vujiçiç punonte nga viti 2010, por para 1 viti ai mori detyrë të re si koordinator i minoriteteve në Post Telekomin e Kosovës.
Dhe ishte pikërisht kjo, një ndër arsyet pse ai dyshonte se u largua nga puna – kërkimi i listave me emrat e të punësuarve në postë nga radhët e minoriteteve në Kosovë.