President Donald Trump speaks before signing an executive order in the Oval Office of the White House in Washington, Friday, Feb. 24, 2017. The executive order would establish regulatory reform officers and task forces within federal agencies a part of his push to slash federal government regulations. (AP Photo/Pablo Martinez Monsivais)
Ish-drejtuesi i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Martin Vulaj, ka thënë se i përzgjedhuri special i Shtëpisë së Bardhë për të ndërmjetësuar në dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, është zhgënjyer nga vendimi i palës kosovare për të mos shkuar në Uashnigton.
Në një lidhje direkte nga SHBA në emisionin Info Magazine, ai ka thënë se ky anulim takimi rrezikon që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të heqin dorë nga përpjekja për të gjetur zgjidhje për problemin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Në këto rrjedhat e fundit ka shumë paqartësi, por është e qartë se nuk është rastësi. Pa dashur të hyj në spekulime, por pasojat janë shumë të rënda, jo vetëm për procesin që kemi qenë në mes, por edhe për kërcënimin që e paraqet për Kosovën”.
Vulaj ka treguar se ka zhvilluar një bisedë me Grenell dhe se ky i fundit ka dashur që pala kosovare të shkojë për bisedime në SHBA.
“Grenell ka thënë se ai ka qenë në koordinim me këshilltarë të sigurimit kombëtar të Francës dhe Gjermanisë – Amerika dëshiron të krijojë hapësirë për marrëveshje ekonomike [të krijojë një klimë më të mirë ekonomike, të punësohen njerëzit dhe të krijohen kushte për të hyrë në një fazë politike në të cilën përfshihet edhe Europa. Pa Europën nuk ka integrim në Bashkim Europian dhe investime të tjera që janë të nevojshme”.
Ai tregon se Grenell nuk e ka pritur mirë lajmin se Gjykata Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit.
“Normal që nuk është pritur mirë; megjithëse e mbështesin procesin e drejtësisë. Nuk është pritur mirë koha kur është shfaqur kjo gjë sidomos duke pasur parasysh natyrën e këtij lajmi. Ishte pak e çuditshme me pas një lajm të tillë që ka pasoja të drejtpërdrejta në dialogun Kosovë-Serbi”.
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…