LAJME

Masakra në Malin e Zi/ Shkon në 12 numri i viktimave, autori vetëvritet, kryeministri shpall 3 ditë zi

Bilanci i masakrës në Malin e Zi është rritur, duke shkuar në 12 viktima. Ndërkohë, autori Aco Martinoviç, ka kryer vetëvrasje. Pas masakrës, ai është gjetur i plagosur rëndë pranë banesës së tij në Humci, ndërsa mediat malazeze thonë se ka ndërruar jetë gjatë dërgimit në spital.

Aco Martinoviç, autori i dyshuar i masakrës me 12 vitima në Cetinjë të Malit të Zi, ka qëlluar veten në kokë pranë banesës së tij teksa prej orësh ndiqej nga policia.

Me këtë akt, merr fund terrori i shkaktuar prej momentin kur ai kreu masakrën në një tavernë, e më pas duke qëlluar këdo që i dilte përpara teksa policia po e kërkonte.

Sipas prokurorisë së Malit të Zi, Martinoviç ka vrarë 12 persona në 5 zona të ndryshme mes tyre 2 fëmijë të moshave 10 dhe 13-vjeç vëlla e motër.

Nga masakra e 1 janarit 2025 kanë mbetur të plagosur edhe 4 persona, të cilët kanë marrë ndihmë mjekësore në spital..

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një tavernë, ‘Velestovo’ afër Qendrës Sportive në hyrje të Cetinjes dhe mes viktimave është edhe pronari i lokalit dhe disa anëtarë të familjes së tij.

Sipas drejtorit të Drejtorisë së Policisë, Llazar Shqepanoviç, Aco Martinoviç ndodhej në vendbanimin Humci në Cetinje, kur “e rrethuan, krijuan një unazë. Ai ishte në një situatë të pashpresë, i rrethuar nga të gjitha anët dhe pas urdhrit për të ulur armën, ai qëlloi veten në kokë”.

Ende nuk dihet motivi i kësaj tragjedie, ndërsa mësohet se autori ka qenë në tavernë duke pirë gjatë gjithë ditës dhe sipas familjarëve kishte devijime të caktuara në komunikim dhe të gjithë njerëzit që vdiqën ishin kumbarët, miqtë, shokët e tij, me të cilët ai kaloi më së shumti kohë. Motivi i këtij akti ende nuk dihet.

Qeveria shpalli 3 ditë zie kombëtare, ndërsa presidenti dhe kryeministri përcollën ngushëllime për këtë tragjedi. Qeveria e Malit të Zi ka shpallur 3 ditë zie, nga sot deri më datë 4 janar. Dita e zisë shënohet me vendosjen e obligueshme të flamurit në gjysmështizë në të gjitha objektet e organeve shtetërore dhe objektet e organeve të vetëqeverisjes lokale dhe institucioneve publike. Në përputhje me vendimin, programet publike, kulturore dhe argëtuese nuk do të zhvillohen në ambiente publike.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

3 minuta ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

14 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

17 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

17 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

20 orë ago