Gazeta austriake Kleine Zeitung shkruan se policia ka gjetur një letër lamtumire në shtëpinë e autorit të sulmit (21 vjeç), i cili vrau të paktën 10 persona në një shkollë në Graz dhe më pas kreu vetëvrasje.
Hetuesit e gjetën letrën gjatë bastisjes së shtëpisë së autorit në rajonin e Grazit, por nuk kanë dashur të zbulojnë përmbajtjen e saktë të saj.
Ministria e Punëve të Brendshme ka konfirmuar se letra e autorit të masakrës është konfiskuar, pa dhënë hollësi të mëtejshme.
Sipas Kronen Zeitung, policia e ka gjetur letrën që në pasdite, dhe thuhet se në të autori ka shkruar se është ndier i ngacmuar dhe i bullizuar. Gjithashtu theksojnë se edhe sot policia konsideron bullizmin si një nga motivet e mundshme të sulmit.
Megjithatë, Kleine Zeitung shkruan se ende nuk është konfirmuar nëse në letër përmendet vërtet bullizimi. Ndryshe, autori kishte ndjekur shkollën ku kreu sulmin, por nuk e kishte përfunduar atë.
Policia gjithashtu zbuloi se 21-vjeçari kishte blerë ligjërisht një nga dy armët e përdorura vetëm disa ditë më parë. Përveç një pistoletë Glock, ai kishte përdorur edhe një pushkë.
Në këtë masakër ai vrau të paktën 10 persona, ndër të cilët dy me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina, dhe plagosi dhjetëra të tjerë. Nëntë persona humbën jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa një tjetër ndërroi jetë në spital.
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…