Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka folur pas takimit që kanë pasur me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia sa i përket masave të reja anti-COVID, që pritet të merren nga Qeveria e Kosovës.
Ibrahimi theksoi se komunat kanë pasur tri kërkesa nga Ministria e Shëndetësisë, në lidhje me menaxhimin e pandemisë.
“Kërkesë e AKK-së ishte të shtohen inspektimet në nivel komune dhe të ketë më shumë qendra për vaksinim, por kjo po varet edhe nga numri i vaksinave që ka Kosova në dispozicion. Po ashtu kërkuam që rekrutimi i stafit të ri të decentralizohet në nivel lokal”, theksoi Ibrahimi pas takimit me ministrin Vitia.
Pas diskutimeve që ka bërë ministri i shëndetësisë, Arben Vitia me nivelin komunal, priten që masat e reja të cilat do të jenë të vlefshme deri më 13 shtator të jenë këto:
Lexo edhe: Krasniqi: Qeveria Kurti dhe Serbia me marreveshje të fshehtë për të futur zyrtarët serbë për administrim shëndetësor
Viti i ri shkollor shtyhet deri më 13 shtator.
Ora policore nga ora 22:00 deri në 05:00.
Gastronomia të mbyllet nga ora 21:30.