Një 41-vjeçar nga Hondurasi është arrestuar në Kakavijë, në tentativë për të kaluar kufirin drejt Greqisë.
I arrestuari ishte shpallur në kërkim, pasi i mori 9 mijë euro një shqiptari nga Kosova, duke e mashtruar.
41-vjeçari me inicialet J.S., banues në Gjermani, u ndalua në kufi ku iu sekuestruan 10.150 euro dhe 400 dollarë të padeklaruara.
Gjithashtu, gjatë kontrollit, i janë gjetur edhe disa dokumente identifikimi të falsifikuara, të cilat dyshohet se i ka përdorur gjatë qëndrimit në Shqipëri, për të mos u identifikuar nga Policia.