KRYESORE

Mbërrijnë në Gjermani afganët që do të strehohen në Shqipëri

Ka mbërritur në Gjermani, në bazën ushtarake amerikane të Ramsteinit grupi i parë i afganëve të larguar nga Afganistani në bordin e një avioni Globemaster C17, transmeton CNN.

Baza amerikane ka një kapacitet prej 5.000 personash por me fluturimet që mbërrijnë çdo 90 minuta, ajo po mbushet shpejt. Ramsteini është kthyer në një qendër të përkohshme transiti për afganët që do të shpërndahen më pas drejt shtetesh të tjera. Një prej vendeve që është ofruar t’i mirëpresë të zhvendosurit, është edhe Shqipëria.

Departamenti amerikan i shtetit do të përcaktojë se ku do të shkojnë këta të evakuuar, ndonëse një pjesë e mirë e tyre sipas site-it military.com, pritet të udhëtojnë pas disa ditësh drejt SHBA-së, pasi të jenë kontrolluar për Covid 19 e t’u jetë dhënë OK-in mjekësor.

Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut shprehën që në fillim gatishmërinë të prisnin afganët që i largohen jetesës së rrezikshme e mbytëse nën regjimin taliban.

Për strehimin e tyre, autoritetet e të tri vendeve kanë diskutuar me zyrtarët amerikanë. Institucionet theksojnë se do të mbërrijnë këtu nuk janë aspak të rrezikshëm./tch


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

6 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

14 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

17 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

19 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago