Ka mbërritur në Gjermani, në bazën ushtarake amerikane të Ramsteinit grupi i parë i afganëve të larguar nga Afganistani në bordin e një avioni Globemaster C17, transmeton CNN.
Baza amerikane ka një kapacitet prej 5.000 personash por me fluturimet që mbërrijnë çdo 90 minuta, ajo po mbushet shpejt. Ramsteini është kthyer në një qendër të përkohshme transiti për afganët që do të shpërndahen më pas drejt shtetesh të tjera. Një prej vendeve që është ofruar t’i mirëpresë të zhvendosurit, është edhe Shqipëria.
Departamenti amerikan i shtetit do të përcaktojë se ku do të shkojnë këta të evakuuar, ndonëse një pjesë e mirë e tyre sipas site-it military.com, pritet të udhëtojnë pas disa ditësh drejt SHBA-së, pasi të jenë kontrolluar për Covid 19 e t’u jetë dhënë OK-in mjekësor.
Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut shprehën që në fillim gatishmërinë të prisnin afganët që i largohen jetesës së rrezikshme e mbytëse nën regjimin taliban.
Për strehimin e tyre, autoritetet e të tri vendeve kanë diskutuar me zyrtarët amerikanë. Institucionet theksojnë se do të mbërrijnë këtu nuk janë aspak të rrezikshëm./tch