Lipa raising an LGBT flag in a presentation at the Hollywood Palladium in the city of Los Angeles in February 2018.
Dua Lipa ka ndërprerë bashkëpunimin me agjentin e saj, David Levy, pas një polemike që përfshiu grupin kontrovers irlandez “Kneecap”. Sipas “The Mail on Sunday”, Levy ishte nënshkruesi i parë i një letre dërguar themeluesit të festivalit Glastonbury, Michael Eavis, dhe vajzës së tij Emily, ku kërkohej që grupi të mos lejohej të performonte, duke argumentuar se ata nxisnin antisemitizmin dhe mbështesnin organizata si Hezbollah.
Letra, e cila ishte e shënuar “private dhe konfidenciale”, u botua në media, duke shkaktuar reagime në industrinë e muzikës. Një burim pranë këngëtares tha për gazetën britanike: “Dua u sigurua që, përmes stafit të saj, David Levy të mos merrej më me projektet e saj muzikore. Ajo është hapur pro-Palestinës dhe kjo nuk përputhet me qëndrimin e Davidit. Ajo e sheh atë si mbështetës të luftës së Izraelit në Gaza dhe trajtimit të keq të palestinezëve”.
Lipa mbetet pjesë e së njëjtës agjenci, William Morris Endeavor, por tashmë përfaqësohet nga një agjent tjetër brenda kompanisë.
30-vjeçarja shqiptare, e fejuar me aktorin Callum Turner, është shprehur prej kohësh në mbështetje të kauzës palestineze. Në maj 2024, ajo e cilësoi në Instagram ofensivën izraelite në Gaza si “gjenocid” dhe iu bashkua artistëve që denonconin “përfshirjen e Britanisë në këtë konflikt”. Megjithatë, ajo ka dënuar gjithashtu veprimet e Hamasit, duke theksuar: “Më vjen keq për çdo jetë izraelite të humbur dhe për atë që ndodhi më 7 tetor”.
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…