POLITIKE

Mbi 1 mijë e 700 euro pagë në muaj për deputetët serbë që nuk shkojnë kurrë në Kuvend

Pa shtesa, pa mbushje telefoni, pa mëditje e pa benefite të tjera, 1722 euro pagë bazë në muaj merr secili deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Kjo shifër është e njëjtë si për deputetët e pushtetit e opozitës që marrin pjesë në seanca, votime e komisione, e edhe për deputetët që këto ulëse i lënë thuajse gjithmonë të zbrazura.

Paga e re që për deputetët është rritur 150 euro me Ligjin për Paga, pashmangshëm u takon edhe deputetëve të rinj të Listës serbe, të cilët që nga 17 nëntori kur bënë betimin, nuk kanë shkelur më në Kuvend.

Por, këtë ua mundëson Rregullorja e Kuvendit, e cila kërkon vetëm një paraqitje në 6 muaj që mandati i deputetit të vazhdojë të jetë i vlefshëm, çka është shfrytëzuar në çdo legjislaturë nga ky minoritet.

Kjo praktikë e bojkotit të tyre po shihet problematike e me pasoja nga Instituti Demokratik i Kosovës.

Eugen Cakolli nga KDI thotë se shoqëria civile ka propozuar sanksione financiare për mungesat e deputetëve, por ajo nuk ishte votuar nga këta të fundit në Kuvend, pasi ato sanksione do t’i preknin edhe vetë ata, të cilët nuk janë të rrallë në mungesa.

Qasjen e deputetëve të Listës Serbe po e konsideron si keqpërdorim të vullnetit të qytetarëve serbë që jetojnë në Kosovë edhe njohësi i çështjeve politike Arbnor Sadiku.

Ai thotë se pavarësisht mospjesëmarrjes në seanca dhe komisione, përfaqësuesit serbë në Kuvendin e Kosovës vazhdojnë të shfrytëzojnë edhe benefitet e tjera që përfitohen nga shtetit si: pagesat për karburante, mbushje të telefonit dhe të tjera.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Trump ia bën me gisht gazetares: Je një person shumë i bezdisshëm

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas me një gazetare gjatë një takimi me gazetarët në…

10 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Trump shtanget nga Inteligjenca amerikane: Mojtaba Khamenei mund të jetë homoseksual

Presidenti amerikan Donald Trump u trondit pas një mbledhjeje informative javën e kaluar, që tregonte…

5 orë ago
  • KRYESORE

‘’Ju pret e ardhme e keqe!’’ Trump kërcënon NATO-n për Hormuzin, Kina: Të ndalen luftimet

Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi NATO-n se e pret një e ardhme e vështirë nëse…

5 orë ago
  • POLITIKE

“Shqipëria, Kosova dhe Kroacia do na sulmojnë”/ Milanoviç: Kujdes me deklaratat! Vuçiç: Nuk më dikton çfarë them

Presidenti I Kroacisë, Zoran Milanoviç ka reaguar lidhur me deklaratat e homologut të tij serb,…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Ky është pronari i “My Place” që po kërkohet për vrasjen e rëndë në Gjakovë

Policia është vënë në kërkim të Nexhdet Zymberajt, pronarit të lokalit “My Place” në Gjakovë,…

9 orë ago
  • POLITIKE

Integrimi i arsimit dhe shëndetësisë serbe në sistemin e Kosovës, Kurti: Do të veprojë në koordinim të ngushtë me Sorensenin

Kryeministri Albin Kurti e përmendi çështjen e integrimit të sistemit shëndetësor dhe arsimit në kornizën…

9 orë ago