POLITIKE

Mbi 100 kërcënimet për Vehbi Kajtazin, vihet në lëvizje Prokuroria e Prishtinës

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka njoftuar se ka nisur hetimet për kërcënimet ndaj gazetarit Vehbi Kajtazit, pas deklaratave të tij për grupin e Kumanovës.

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, Prokuroria ka bërë me dije se me me urdhër të prokurorit të shtetit është iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Kanosja”.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, ju njofton se pas raportimit të kërcënimeve ndaj V.K., si rezultat i deklaratave të bëra në një emision televiziv vendor, më 16 dhjetor 2021, me urdhër të prokurorit të shtetit është iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Kanosja”, të paraparë sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokurori i shtetit ka autorizuar policinë në ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme karshi kësaj çështjeje”, thuhet në njoftim.

Kajtazi ka thënë se mbi 100 persona e kanë kërcënuar dhe se tashmë rastin e ka hapur edhe në Policinë e Kosovës.

“Prej asaj dite kam marrë qindra kërcënime me jetë nga persona të ndryshëm. Këto kërcënime janë nxitur edhe nga reagimet e grupit të dënuar të cilët lirshëm shkruajnë e lidhen me Televizione. Sot, zyrtarisht kam hapur rast në Polici kundër një numri prej 100 personash kërcënimet e të cilëve janë shumë serioze. Me rastin tashmë janë duke u marrë Krimet e Rënda në Polici, sektor ky që po merret me verifikimin dhe hetimin e këtyre rasteve. Numri i rastit të hapur në Polici është 2021 – AB 3245”, ka shkruar Kajtazi në letrën për AGK-në.

Asociacion i Gazetarëve të Kosovës i ka dënuar fuqishëm këto kërcënime dhe e ka ftuar Policinë që të ofrojë siguri për gazetarin Kajtazi dhe për të afërmit e gazetarit.

“AGK-ja dënon fuqishëm kërcënimet me jetë ndaj Kajtazit dhe e fton Policinë e Kosovës që të ofrojë siguri për të dhe personat e afërt të tij, si dhe të trajtojë me prioritet rastin e paraqitur nga ai”, thuhet në njoftimin e AGK’së.

Ndryshe, Kajtazi kishte deklaruar se Grupi i Kumanovës është një bandë kriminale, e cila e armatosur deri në dhëmbë ka shkuar në Maqedoni dhe ka luftuar me forcat policore të Maqedonisë, ku bëjnë pjesë edhe shumë shqiptarë.

Sipas Kajtazit, Prokuroria Speciale e Kosovës ka pasur hetim se si ky grup kishte planifkuar të sulmonte Burgun e Sigurisë së Lartë, për ta nxjerr nga burgu Bedri Krasniqin.

Kajtazi tutje ka zbuluar edhe udhëtimin e Ali Ahmetit drejt Prishtinës dhe takimet që ky i fundit kishte zhvilluar me Ramush Haradinajn, Hashim Thaçin, Kadri Veselin e Isa Mustafën, e nga të cilët kishte kërkuar ndihmë, meqë vetë Ahmeti ishte vënë në dijeni se një grup i armatosur nga Kosova po sillej nëpër Maqedoni.

“Ajo është një bandë kriminale, e cila e armatosur deri në dhëmbë kanë shkuar atje dhe kanë hyrë në Kumanovë, në një zonë…cilat drejta të shqiptarëve? Një bandë kriminale prej ktuhit po shkon për të drejta të shqiptarëve atje. A e din që ka pas hetim të Prokurorisë Speciale të Kosovës, që kjo bandë ka planifiku me sulmu Burgun e Sigurisë së Lartë me e nxjerr një kriminel tjetër, si Bedri Krasniqi, dmth ne po i harrojmë këto sende e këto fakte. Maqedonia, qaj Gruevski i keq, edhe nëse po na dëgjojnë le të flet dikush ndryshe, përfaqësues i Gruevskit në Prishtinë, ka ardh Ali Ahmeti, i cili e ka taku Ramush Haradinajn dhe ja ka tërhjek vërejtjen për një grup që po sillen anej të armatosun, por s’ka marr përgjigje. Ramushi po na dëgjon, le të thotë ndryshe. E ka taku Hashim Thaçin, i cili s’është këtu, e ka taku Kadri Veselin, e ka taku kryeministrin Isa Mustafa. Të gjithë këta tu kërku zgjidhje sepse një grup prej Kosove i armatosun ka shku atje edhe po shkakton trazira. Paraprakisht ka qenë ai incidenti në stacionin policor në kufi, dmth ku kanë hy i kanë ç’armatos policët. Mos t’bahemi opurtunista na tash me thane këtu a a janë terroristë a jo. Ata kanë shku në një shtet tjetër të armatosur prej Kosove, dhe ata udhëheqësit e tyre i kanë marr do pare sepse kanë dal dëshmitë nja 3 milionë euro që ka pagu shërbimi maqedonas, ata udhëheqësit kanë dasht do pare, e një pjesë e tyre përnime se kanë ditë as ka po shkojnë”, ka deklaruar Kajtazi.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran dhe në disa zona tjera strategjike, pamje

Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…

2 orë ago
  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

13 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

21 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

1 ditë ago