Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk kanë arritur të nënshkruajnë marrëveshje, mirëpo sipas raportimeve në media për të arritur këtë qëllim janë angazhuar babai i Albin Kurti dhe vëllezërit e Isa Mustafës dhe Agim Veliut.
Informatën se është duke ndodhur ky takim e ka thënë moderatori i Debat Plus, Ermal Panduri.
“Babi i Albin Kurit është duke u takuar me vëllain e Isa Mustafës dhe Agim Veliut. Kanë punuar dikur në montazhin e Kosovës bashkarisht kjo është e përbashkata që i lidhë këto figura që janë duke punuar për të arritur marrëvshjen për koalicion mes LDK dhe VV” ka thënë ai, duke lexuar një mesazh të një shikuesi.
Mbledhja e “burrave” nga krerët e LDK dhe VV duket si në periudhën mesjetare.
Ndryshe LDK dhe VV kanë ngecur në nënshkrimin e marrëveshjes për shkak të pozitës së presidentit.
Kujtojmë që me 26 dhjetor mbahet seanca konstituive e Kuvendit.