Një burrë është arrestuar nga policia britanike pasi ka hedhur vezë në drejtim të mbretit Charles dhe Camillas, gjatë një shëtitjeje në York.
Disa oficerë policie u panë duke e frenuar të dyshuarin përtokë të mërkurën, shkroi The Guardian.
Mbreti dhe bashkëshortja mbretëreshë po mirëpriteshin në York nga drejtuesit e qytetit, kur një protestues hodhi tre vezë drejt tyre, por nuk i qëlloi.
Burri u dëgjua të përqeshte anëtarët e familjes mbretërore ndërsa hidhte vezët dhe të bërtiste “ky vend u ndërtua mbi gjakun e skllevërve” dhe “jo nga mbreti im”, ndërsa po ndalohej nga rreth katër oficerë policie.
Ndërkohë, të tjerë në turmë u dëgjuan të thoshin “Zot mbroje mbretin”.