Kaltrinë Zeneli, aktorja që denoncoi publikisht duke shpërndarë pamjet në Facebook se si rrihej një e moshuar nga infermieret në Pejë u paraqit më ndryshe.
Aktorja zbuloi se ka vendosur të mbulohet, duke treguar se gjithmonë i ka pëlqyer gratë me mbulesë.
“E vendosa mbulesën dhe asnjëherë më mirë nuk jam ndi. E mbajta gjithë ditën edhe mandej gjithë ditën e kam mendu duke thënë qysh me mbajtë gjithë. Edhe për shkak të profesionit edhe kolegtë më kanë pyet qysh. Krejt i kam mendu edhe brenda ditës edhe vendosa me u mbulu. Më ardhke marre me hek, babi e kish brengën e profesionit, por kur i tregova të gjitha e respektoi të gjithën. Në fakt nuk e kam problem edhe nëse nuk punoj sepse e kam gjet qetësinë shpirtërore”, përfundoi ajo.