Një shqiptar, 38 vjeç humbi jetën në një aksident rrugor në periferi të Kremonës në Itali. Mediat italiane identifikojnë viktimën si Erion Bali, rezident në Gadesco Pieve Delmona. I riu ishte menaxher i një lokali.
Aksidenti u shënua sot rreth orës 05:20 minuta (2 janar 2024) kur makina e cila drejtohej nga 38 vjeçari doli nga rruga në rrethana ende të paqarta dhe është përplasur me barrierën mbrojtëse.
Forcave zjarrfikëse u është dashur kohë për të nxjerrë trupin e 38 vjeçarit nga makina ndërsa nuk mundin të bënin asgjë për t’i shpëtuar jetën, shkruan media italiane.
Dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë dhe pagjumësia por do të jenë hetimet që do të zbulojnë shkaqet e vërteta të këtij aksidenti që i mori jetën shqiptarit me banim në Itali, Erion Bali.
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…