Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovë kanë kryer aksion në Graçanicë, Fushë Kosovë dhe Lipjan në lidhje me shtrenjtimin e vajit. Madje në Viva Fresh Store litri i vajit u shit për 3.49 euro, gjë që shtyri mbylljen e depos kryesore.
Sinjali ka kontaktuar me kryeinspektoren e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Lebibe Haliti, e cila konfirmoi se janë mbyllur depot e dy operatorëve ekonomikë.
Ajo njoftoi se njëra nga depot është në Suhodoll e tjetra në Fushë-Kosovë.
“Inspektorati i Tregut në orët e vona ka mbyllur dy depo të dy bizneseve të mëdha që kanë pika të shitjes në shumë vende nën dyshimin se kanë mashtruar në lidhje me çmimet për disa produkte“, ka thënë Haliti.
Cak i Inspektoratit të Tregut ishte edhe Viva Fresh Store në Suhodoll, depoja e të cilës u mbyll.
Ky vendim nga IT u mor pasi dyshohet se kanë mashtruar blerësit në lidhje me çmimet e disa produkteve.