POLITIKE

Mbyllja e Open Balkan dhe situata në Kosovë, ambasadori gjerman mesazhe nga Korça

Ambasadori gjerman Peter Zingraf mori pjesë këtë të enjte 6 korrik në përkujtim e masakrës së Borovës.

Gjatë vizitës, Zingraf komentoi dhe zhvillimet e fundit në Ballkan në qendër të të cilave është situata në veri të Kosovës.

Ambasadori gjerman theksoi se vendet e Ballkanit Perëndimor nuk duhet të bëjnë hapa pas dhe duhet te fokusohen tek axhenda e Procesit të Berlinit, samiti i radhës i të cilit do të mbahet në Shqipëri në muajin tetor.

Pjesë nga intervista:

Pyetja: Heqja dorë nga kryeministri Rama nga projekti për Ballkanin e Hapur, a do ti japë më tepër progres procesit të Berlinit?

Zingraf: Është kënaqësi të konstatoj që qeveria shqiptare është duke u përqëndruar dhe angazhuar për përgatitjen e takimit të ministrave dhe Procesit të Berlinit që do të mbahet këtë vit. Por pronësia e këtij procesi që synon ta marrë përsipër për këtë vit Shqipëria, apo rajoni në tërrësi, mendoj që është diçka vërtet e rendësishme dhe është shprehje e iniciativës që ka marrë kryeministri për tu takuar me homologët e vet në rajon. Të gjitha përqëndrimet e përpjekjeve këtë vit janë të duhurat.

Pyetja: A do të bëjë procesi i Berlinit për Ballkanin të njëjtën gjë që bëri BE për sheshimin e konflikteve në Europë?

Zingraf: Procesi i Berlinit asokohe u iniciua nga ish-kancelarja Merkel, pikërisht për të qëndruar në anë të Shqipërisë dhe gjithë rajonit për të përshpejtuar, ndihmuar dhe mbështetur rrugën e Shqipërisë dhe rajonit drejt BE. Kuptohet që ky nuk është proces i institucionalizuar apo i zyrtarizuar në këtë këndvështrim, pasi proceset e vërteta të institucionalizuara dhe zyrtarizuara  gjenden dhe zhvillohen në Bruksel, në kuadër të zgjerimit të BE, por sigurisht Shqipëria ka në dorë që në kuadër të Procesit të Berlinit të bëjë shumëçka për të ndihmuar procesin e integrimit të vet dhe vendeve të rajonit në BE.

Pyetja: Në kushtet kur Ballkani nuk gjen qetësi dhe konfliktet mes vendeve ndizen herë pas here, si Kosova dhe Serbia, sa ndikojnë këto konflikte në ecurinë e procesit të Berlinit? Roli i Gjermanisë në zbutjen e tyre?

Zingraf: Gjermania është e angazhuar në të gjashta shtetet e Ballkanit, në funksion të gjetjes së pajtimit dhe proceseve që i sjellin më afër vendet e Ballkanit. Unë jam këtu në Shqipëri, me detyrën si ambasador në Shqipëri për të folur për të, megjithatë sa i takon rajonit do të doja që të gjashta vendet nuk do të duhet ti lejonin vetes hapa pas sepse hapat pas, duke konsideruar dhe situatën në botë, do të ishin vërtet hapa negativë. Por mund të them se forumi i Procesit të Berlinit ka arritur shumëçka në këtë drejtim, prej 2014 ka bërë që qeveritë të ulen në një tavolinë në mënyrë të rregullt dhe periodike dhe madje kjo është përsëritur prej zotit Rama në shumë raste dhe situata. Ndaj unë do të thoja që shfrytëzojeni këtë mundësi që ju jep procesi i Berlinit për të qenë sa më afër njëri tjetrit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

4 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

14 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

24 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

1 ditë ago