KRYESORE

Me AK-47 dhe granata dore, sulmohet Policia e Kosovës në veri

Katër sulme brenda pak ditësh kanë ndodhur ndaj zyrtarëve policorë të Kosovës në veri.

Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, ministri i brendshëm, Xhelal Sveçla ka konfirmuar këtë lajm, duke shtuar se rasti i fundit ka ndodhur sot në orën 07:40 derisa po bëhej ndërrimi i pikave kufitare.

“Sot rreth orës 07:40 ka ndodhur një sulm ndaj Policisë së Kosovës të cilët kanë qenë duke shkuar për të realizuar ndërrimin në pikat kufitare. Ky sulm tashmë i faktuar me granatë dore dhe AK 47 si një akt terrorist është bërë me qëllim të frikësimit të zyrtarëve policorë por edhe të gjithë qytetarëve të Kosovës. Grupe të ndryshme në tri ditët e fundit kanë realizuar katër sulme në atë zonë”, ka thënë Sveçla, shkruan gazeta Nacionale.

Sveçla ka dhënë detaje për këto katër sulme, që sipas tij kanë ndodhur brenda pak ditësh.

“Një sulm i parë ka ndodhur duke vendosur iriqa metalikë në rrugën nacionale, në kohën e njëjtë me sulmin e sotëm me qëllim që të pamundësojnë punën e Policisës së Kosovës, dhe të rrezikojnë drejtpërdrejtë jetën e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. Sulmi i dytë ka ndodhur me gjuajtje me gurë në veturën e Policisë së Kosovë. Sulmi i tretë është publik ka ndodhur mbrëmë ku në afërsi të punktit policor i cili bën sigurimin e pengesave të rrugëve ilegale është gjuajtur me armë zjari. Dhe sot siç thashë edhe më herët drejtëprdrejt janë goditur dy veturat të cilat transportonin zyrtarët policorë për në pikat kufitare. Tashmë po shihet që angazhimi serioz i institucioneve të Kosovës, por posaqërisht i policisë që të vendosë rend dhe ligj”, ka thënë Sveçla.

“Është akt terrorist”, theksoi ministri.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

1 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

16 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

18 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

19 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

21 orë ago