POLITIKE

Me fjalët e tij sot u bë propagandë, por çfarë tha kolegu i Daçiqit sot në RTS për Albin Kurtin

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha Kollçaku, ‘citoi’ sot fjalët e nënkryetarit të partisë së Millosheviçit, Predrag Markoviç, për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, ku ajo shkruan me fjalët e Markoviçit se Kurti është kryeministri më i rrezikshëm për Serbinë që nga mbarimi i luftës në Kosovë dhe se nuk ka dosje kriminale nga koha e UÇK’së.

Por në fakt, analisti politik nuk përmend fare UÇK’në dhe shumë nga fjalët e deputetes në fakt janë propagandë.

E para pak kohë, edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i reagoi me fjalë të ashpëra deputetës Kollçaku.

Ajo thotë se ‘Albin Kurti është Kryeministri më i rrezikshëm për Serbinë që nga mbarimi i Luftës në Kosovë. Kurti nuk është i korruptuar, nuk ka dosje kriminale nga koha e UÇK-së.’

Ndërsa analisti Markoviç thotë vetëm se ‘Albin Kurti është negociatori më i rrezikshëm i mundshëm shqiptar, dhe nuk përmend fare UÇK’në.’

Deputetja thotë se ‘truri i tij është i shpejtë sikur kompjuteri, intelegjenca e tij e ngritur në kulminacion, mban në mend shumë shifra dhe data.‘

Derisa Markoviç thotë se ‘Kurti e njeh kompjuterin.’

Kollçaku thotë se Kurti ‘është shumë i rëndë për dialogim, guximtar dhe i pakompromis në qëndrimet e tija, thjesht Albin Kurti është njëri nga Liderët më të kompletuar të gjeneratës së re në Diplomacinë Botërore, fjalimet e tija bindin çdo bashkëbisedues që gjendet dhe dëgjon përballë tij në tavolinë.’

Ndërsa Markoviç thotë se Kurti ‘është një gjeneratë e re e politikanëve shqiptarë që është më i mençur dhe di të flas atë që veshët e Perëndimit duan ta dëgjojnë, kështu që pozicioni ynë tash me bisedimet objektivisht rëndohet me Albin Kurtin. Albin Kurti ka ardhur në pushtet me dy slogane. Njëra është lufta kundër korrupsionit dhe tjetra urrejtja ndaj serbëve pra gjysma e premtimeve të tij janë urrejtje ndaj serbëve.’

Më poshtë gjeni versionin e deputetes Fatmire Mulhaxha Kollçaku, për atë se cka tha nënkryetari i partisë së Millosheviçit për Kurtin, dhe versionin e vërtetë se cka në të vërtetë tha Markoviç për Kurtin.

“Albin Kurti është Kryeministri më i rrezikshëm për Serbinë që nga mbarimi i Luftës në Kosovë. Kurti nuk është i korruptuar, nuk ka dosje kriminale nga koha e UÇK-së. Ndërkombëtarët nuk kanë fakte ta kushtëzojnë me asgjë, është njohës perfekt i gjuhës angleze, truri i tij është i shpejtë sikur kompjuteri, intelegjenca e tij e ngritur në kulminacion, mban në mend shumë shifra dhe data.

Shumë i rëndë për dialogim, guximtar dhe i pakompromis në qëndrimet e tija, thjesht Albin Kurti është njëri nga Liderët më të kompletuar të gjeneratës së re në Diplomacinë Botërore, fjalimet e tija bindin çdo bashkëbisedues që gjendet dhe dëgjon përballë tij në tavolinë”, ka thënë analisti politik nga Beogradi.

Dhe këto janë fjalët e vërteta të nënkryetarit të partisë së Millosheviçit, Predrag Markoviç, për Kurtin.

“Taksa është provokim dhe shkelje e të drejtave themelore të njeriut. Vet Albin Kurti ua ka vënë flakën produkteve serbe. Albin Kurti është negociatori më i rrezikshëm i mundshëm shqiptar. Ai nuk është krminel lufte, nuk është krminel, flet ëmbël, e flet në mënyrë perfektë anglishten, e njeh kompjuterin, gruan e ka norvegjeze. Pra është një gjeneratë e re e politikanëve shqiptarë që është më i mençur dhe di të flas atë që veshët e Perëndimit duan ta dëgjojnë, kështu që pozicioni ynë tash me bisedimet objektivisht rëndohet me Albin Kurtin. Albin Kurti ka ardhur në pushtet me dy slogane. Njëra është lufta kundër korrupsionit dhe tjetra urrejtja ndaj serbëve pra gjysma e premtimeve të tij janë urrejtje ndaj serbëve”, ka thënë Predrag Markoviç, nënkryetar i partisë së Millosheviçit në RTS.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

20 minuta ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

2 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

17 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

19 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

20 orë ago