KRYESORE

Me mbishkrimin “Covid”, si u kapën 1.2 ton kokainë në portin e Tivarit, hileja që përdori policia

Policia malazeze kapi mëngjesin e sotëm një sasi të madhe kokaine, e cila ishte nisur nga vendet e Amerikës Latinë për në portin e Tivarit. Droga ishte e ndarë në 1 205 pako, një pjesë e të cilave kishte sipër mbishkrimin “Covid”.

Strategjia

Sipas mediave malazeze, policia ndodhi një strategji të veçantë për të shkuar të porositësit e drogës. Pasi e konstatuan sasinë e madhe të drogës, policia bashkë me punonjësit e doganës bënë “një sy qorr” duke e lënë kontejnerin të dalë normalishtnga porti. Madje, kontejneri u fut edhe në skaner dhe drejtuesit të kamionit iu dha certifikata se gjithçka ishte e pastër.

Më pas, policia ndoqi rrugëtimin e kontejnerit në kamionin me targa PG-353GA për të kuptuar se ku do të shkonte me qëllim kapjen e porositësve. Gjatë ndjekjes, kamioni u ndal fshatin Mojanoviçi në Zeta ku edhe u arrestuan dy persona. Të arrestuarit sipas policisë malazeze janë arijana K. dhe Buda K.

“Droga u gjet në një kontejner me banana dhe u arrestuan dy persona”, shkroi më pas në Tëitter Drejtoria e Policisë së Malit të zi, e cila pasi e peshoi konstatoi se bëhej fjalë pikërisht për 1 205 kilogram kokainë, të ndarë në pako 1 kilogramëshe.

Pas kapjes së kësaj sasie të madhe droge, policia malazeze kreu disa operacione kërkimi në zona të ndryshme të vendit duke sekuestruar edhe atje drogë e armë, megjithatë ky është informacion që rrjedh nga mediat lokale dhe jo zyrtarisht nga policia


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

1 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

3 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

18 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

20 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

21 orë ago