LAJME

“Më nxirrni nga Gaza”! Shqiptaro-palestinezja kërkon ndihmë

Naim Abuejad erdhi nga Palestina në Shqipëri si student në vitin 1970. Nga martesa me një vajzë nga Durrësi, lindën në Shqipëri vajzën Amal dhe djalin Iljad të cilët prej vitit 1998 u zhvendosën të jetojnë në Gaza. Në një intervistë te Top Channel, shqiptaro-palestinezia Amal Ashour, tregon momentet e para kur nisën bombardimet në Gaza.

“Nuk kemi asgjë. Morëm vetëm rrobat. Mezi i morëm dhe ikëm në tre të natës duke ecur me vrap mes bombardimeve. Shkuam në një spital që ishte i mbushur me të plagosur me të vdekur. Dolëm nga aty dhe ikëm në një shkollë afër qytetit Benhanun në Gibal”, tha Amal Ashour.

Amal tregon se ku po strehohen. “Jam strehuar në një shkollë të një shoqate europiane. Jam duke vrapuar nga frika e bombardimeve. Në këtë shkollë çdo minute vjen një familje pasi kërcënohet e vinë këtu tek ne. Në një klasë 4 deri 5 familje. Këtu jam me familjen bashkë me vëllain dhe fëmijët e tij. Është edhe xhaxhai më familjen. Kjo shkollë është e mbushur me familje nga të gjitha anët e qytetet”, shprehet Amal.

Apelon për ndihmë. “Kërkoj të më tërheqin nga Gaza me fëmijët e mi sepse të cilët nuk kanë pasaporta bashkë me vëllanë tim e fëmijët e tij. Pasi të mbarojë lufta të jem e sigurt e të kthehem prapë në shtëpinë time pasi kam jetën dhe punën këtu”, tha Amal Ashour.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

3 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

6 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

20 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

22 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

23 orë ago